VIDEO/ Gol historik në Itali, Leao i Milanit thyen rekordin 19-vjeçar

schedule15:10 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 15:10 - 20 Dhjetor, 2020

Goli më i shpejtë në Serie A, i shënuar nga një futbollist i Milanit. Kundër Sassuolo, Rafael Leao e ndëshkoi skuadrën kundërshtarë në sekondën e shtatë.

Askush nuk kishte shënuar kaq shpejt më parë dhe rekordi në fakt është përmirësuar me një sekondë. Paolo Poggi kishte shënuar me fanellën e Piacenza kundër Fiorentina, për 8 sekonda.

Sot, Leao shënoi pas një pasimi perfekt të Hakan Çalhanoglu. Portugezi gjuajti saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë dhe tani e ka shkruar emrin në historinë e futbollit italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!