Empoli po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa ka marrë 7 pikë në tre ndeshjet e fundit. Sot ka mposhtur me përmbysje 3-1 Udinesen dhe protagonist ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.
Deulofeu kaloi në epërsi Udinesen në pjesën e parë, që e mbylli edhe në epërsi. Empoli nuk u dorëzua dhe pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë riktheu baraspeshën me Stojanovic.
Nëntë minuta më vonë Nedim Bajrami ishte ai që e çoi peshë stadiumin, duke shënuar golin e avantazhit. Me 2-1 llogaritë mbeteshin të hapura dhe goli i tretë u realizua në minutën e 78-të.
Autor ishte Pinamonti, pas një pasimi të marrë nga Bajrami. Një ditë më parë shënoi edhe Rey Manaj në Serie A, në ndeshjen që Spezia e barazoi në shtëpi me Sassuolon me rezultatin 2-2. / abcnews.al