Futbollisti i St. Etienne, Gabriel Silva, ka shënuar një gol dhe një autogol brenda 6 minutash në takimin kundër Oleksandrya, i vlefshëm për Europa League. Braziliani i dha fillimisht avantazhin skuadrës franceze në minutën e 8-të, duke shënuar një gol shumë të bukur me të majtën.
Ndërsa në minutën e 14-të, 28-vjeçari është i pafat, pasi devijon një krosim të ulët në portën e tij, duke lënë të shtangur gardianin e St. Etienne dhe duke barazuar shifrat. Një ndeshje që deri më tani, ka vetëm një protagonist, dhe ai është Gabriel Silva./abcnews.al
Europa League
St. Etienne – Oleksandrya 1-1
Gabriel 8′ / Gabriel (ag) 14′