Milot Rashica duket se ka lindur për të qenë “makth” i Borussia Dortmund. Pasi i shënoi në kampionat, ylli i Ëerder i eliminoi edhe nga faza e 1/8-ve në DFB Pokal sot, ku bëri një ndeshje të shkëlqyer.
Shqiptari asistoi golin e parë dhe shënoi të tretin në atë fitore 3-2 përballë verdhezinjve, duke çuar skuadrën e tij në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Haaland shënoi për Dortmundin, së bashku me talentin Reyna, i cili realizoi golin më të bukur të mbrëmjes. Takimi tjetër mes Schalkes dhe Hertha Berlin u mbyll 2-2, me dy skuadrat që shkuan në shtesë./abcnews.al