Sassuolo dhe Salernitana janë ndarë në barazimin 2-2
Protagonisti kryesor në këtë përballje ishte pikërisht mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami. Ylli kuqezi dha asist në golin e parë, gol i cili u shënua në minutën e 37′ nga Lauriente.
Vetëm pak minuta më pas, në të 44′ ishte Bajrami i cili dërgoi topin në rrjetë duke çuar rezulatin në 0-2.
Goli i Salernitana erdhi në pjesën e dytë, ku Candreva shënoi me penallti në minutën 52′.
Por në fundin e sfidës, Salernitana barazoi me anë të Maggiore në minutën e 91′.
Me këtë rezultat, Sassuolo renditet në vendin e 18 me 25 pikë, ndërsa Salernitana në vendin e fundit me 15 pikë./ h.ll/abcnews.al