Besart Berisha vazhdon të mrekullojë Australinë dhe të shënojë gola shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij. Ish-sulmuesi i kombëtares sfidon ish-skuadrën e tij, Melbourne Victory dhe ka arritur ta përmbysë thuajse i vetëm.
Miqtë shënuan të parët në minutën e 12, por Western United është kthyer në të dytën dhe ka mundur të përmbysë. Në minutën e 61-të Berisha jep një asist perfekt për Wales, ndërsa pesë minuta më pas ai është protagonist absolut, duke shënuar golin e 2-1.
Dia ➡️ Pierias ➡️ Berisha ➡️ Wales#WUNvMCY #RiseUpWestside #WUFC pic.twitter.com/pkEPFeCGuh
— Western United FC ? (@wufcofficial) April 1, 2021
Paraqitje e mrekullueshme e 35-vjeçarit, që nuk njeh moshë dhe vazhdon të tundë rrjetën sistematikisht. I sotmi është goli 6-të në këtë sezon, teksa ka dhuruar edhe 2 asiste në 10 ndeshje të nisura nga minuta e parë. I pandalshëm! /abcnews.al
What about this for a finish ?@BesartBerisha7 #WUNvMCY #RiseUpWestside #WUFC pic.twitter.com/gsRBanZnG8
— Western United FC ? (@wufcofficial) April 1, 2021