VIDEO/ Goditje potente e Luvumbo, Cagliari shokon “djajtë” e Milan

schedule18:57 - 27 Shtator, 2023

schedule 18:57 - 27 Shtator, 2023

Pritej një fitore komode e “djajve”, mirëpo në “Unipol Domus” ka ndodhur e kundërta, me vendasit e Cagliari, që kanë gjetur avantazhin përballë “djajve” të Milan.

Një pasim i bukur në hyrje të zonës nga Nandez kapet bukur nga sulmuesi angolez, Zito Luvumbo, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës mposht lehtësisht portierin Sportiello, duke shtangur “kuqezinjtë” e Milan. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: