Dinamo Zagreb po luan në shtëpi sfidën e parë të raundit të parë në Champions League. Valur i Islandës është rivali i kampionëve të Kroacisë, të cilët kanë kaluar shumë shpejt në avantazh.
Minuta e tetë ka sjellë zhbllokimin e ndeshjes. Kros i Lovro Majer nga goditja e këndit dhe finalizim i Arijan Ademi. Kapiteni me origjinë shqiptarë stopoi bukur topin dhe lëshoi një “predhë” që u ndal në rrjetë.
https://streamable.com/jgcuqr
Avantazh i rëndësishëm për Dinamon, që ka si objektiv kualifikimin në grupet e Champions League. Në stol gjendet Lirim Kastrati, sulmuesi i Kosovës. /abcnews.al