Kristal Abazaj i bëri mbylljen më të bukur sezonit të rregullt në Turqi, duke shënuar një gol shumë ë bukur në fitoren e Istanbulspor ndaj Ankaraspor me shifrat e pastra 0-2.
Ish-anësori i Kukësit shfrytëzoi hapësirën dhe vetminë në krahun e djathtë dhe lëshoi një goditje fluturimthi, duke tundur rrjetën me një goditje për t’u mbajtur mend.
Kështu, ai grumbullon 4 gola dhe 6 asiste këtë sezon . Pas 34 javësh, Istanbulspor arriti të zërë vend në Play Off, duke u renditur e 4-ta dhe Superliga turke është vetëm 2 ndeshje larg. /abcnews.al