Vetëm 28 minuta kanë mjaftuar, që “Të Kuqtë” e Liverpool të gjejnë avantazhin në sfidën çerek-finale, të EFL Cup, ndaj “Çekanëve” të West Ham, në sfidën që po zhvillohet në “mitikun” anglez, “Anfield Road”.
Pas një pasimi të shkurtë të Quansah, “fantazisti” hungarez i mesfushës Dominik Szoboszlai lëshoi një predhë nga jashtë zone për të zënë pa përgatitur portierin Areola, duke nisur kështu festën e “Të Kuqve” të tij. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al