Mbrëmja e djeshme ishte magjike për Interin, pasi me fitoren e arritur ndaj Salzburg me rezultatin 0-1, zikaltërit siguruan kualifikimin nga grupi në Champions League.
Minuta pati edhe për Kristjan Asllanin pasi hyri në vendin e Calhanoglu në minutën e 61’. Asllani spikat në çdo ndeshje të Interit kur aktivizohet, pasi mesfushori shqiptar dhuron topa të jashtëzakonshëm për shokët e skuadrës.
Mbrëmjen e djeshme, Asllani ishte tepër pranë një supergoli nga distanca. Në minutën e 76’, Asllani kryen një goditje jashtë zonës së kundërshtarit dhe portieri i Salzburg e pret me tepër vështirësi, duke i mohuar një perlë lojtarin të kombëtares së Shqipërisë./h.ll/abcnews.al