Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Goditi traversën me portën bosh, ylli i Wolves nuk u beson syve

schedule18:11 - 12 Korrik, 2020

schedule 18:11 - 12 Korrik, 2020

Wolves mposhti 3-0 Evertonin e Carlo Ancelottit dhe vijon të jetë në garë për një vend në Champions League. “Ujqit” kishin një shans të artë për të vulosur fitoren me “poker” në minutën e 85-të, por Adama Traore bëri më të vështirën.

Kundërsulm perfekt i ekipit vendas, portugezi Jota dhuroi një asist nga krahu i majtë dhe Traore goditi traversën me portën bosh. Për fat të mirë, ky rast nuk ndikoi në rezultat, por 24-vjeçari i linjës së majtë të sulmit, i hoqi kënaqësinë vetes për të gjetur golin e pestë në kampionat.

https://streamable.com/x1gsi3

Lojtari me origjinë nga Mali, pjesë e kombëtares së Spanjës dhe një prodhim i Akademisë së Barcelonës, është një ndër më të kërkuarit në merkato. Manchester City dhe Juventus janë gati të futen në garë për shërbimet e tij, ndërsa Barcelona duket më e tërhequr tani se sa në muajt e kaluar, me Wolves që kërkon minimalisht 50 milion euro për ta lënë të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!