Arb Manaj gjeti sërish golin sot në ndeshjen e tij të radhës me Ankara Keciörengücü, teksa ditën e sotme Adana Demirspor në minutën e 25-të dhe rrjeta e tij qëndroi në fuqi deri në fund, edhe pse kishte disa episode për ekipin mik.
Zengin humbi një penallti dhe ne fund Demirspor u hodh i gjithi në sulm dhe rrezikoi seriozisht barazimin. Ankara Keciörengücü u mbyll në mbrojtje dhe në ndihmë të skuadrës u munduan të jenë edhe djemtë që kapin topat anës fushës.
Një prej tyre provoi të vonojë sa më shumë një rivënie anësore në favor të Demirspor, por mori një përgjigje të dhunshme. Mbrojtësi Anil Karaer u inatos më shumë seç duhej dhe goditi me top djaloshin, i cili në fakt nuk reagoi.
anıl karaer’in top toplayıcı çocuğa yaptığı hareket pic.twitter.com/0nZm2GOWNK
— no context turkish football (@nocontextturfut) November 29, 2020
Këtë e bëri gjyqtari, që i dha karton të kuq qendërmbrojtësit, i cili u largua i inatosur dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për ta nxjerrë qetësisht nga fusha. /abcnews.al