Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin tajlandez. Bangkok FC ndërpreu kontratën me Aitsaret Noichaiboon pasi ai sulmoi Supasan Ruangsuphanimit gjatë një ndeshjeje të ligës së tretë në Tajlandë ditën e djeshme.
Pasi u godit në këmbë nga Ruangsuphanimit në fazat mbyllëse të lojës, Noichaiboon reagoi me zemërim dhe goditi me bërryl në fytyrën e kundërshtarit të tij.
Noichaiboon u përjashtua menjëherë nga arbitri, pasi lojtarët e palës kundërshtare tentuan të përballeshin me të. Ruangsuphanimit u dërgua në spital pas sulmit dhe iu deshën 24 qepje për të trajtuar një plagë në fytyrën e tij.
Bangkok FC doli me një deklaratë pas ndeshjes duke konfirmuar se Noichaiboon ishte shkarkuar nga klubi.
“Bangkok FC do të donte të marrë një qëndrim dhe të mos mbështeste veprimin”, thuhej në deklaratë.“Klubi e ka anuluar kontratën e lojtarit”, shkruhet në njoftim. /f.a/abcnews.al