Sulmuesi i Sheffield United, Oliver McBurnie është arrestuar ditën e sotme pasi sulmoi fizikisht një tifoz, i cili po e filmonte. Gjatë paradites ai po kalonte në lagjen e tij dhe fillimisht i rrëmbeu telefonin fansit, duke u munduar ta prishë me këmbë.
Më pas ai e goditi me grushte, teksa i gjithë incidenti është filmuar nga telefoni i fansit, kamera e të cilit qëndroi e ndezur edhe pasi u godit nga McBurnie. Videoja prej 25 sekondash u publikua nga djali i sulmuar dhe u bë menjëherë virale.
Pas kësaj policia zbarkoi në shtëpinë e McBurnie dhe shoqëroi sulmuesin 24-vjeçar, që njihet për personalitetin ekspulsiv herë pas here. Pas arrestimit një nga zyrtarët e policisë doli me deklaratë dhe tregoi rrethanat e ngjarjes aspak të hijshme.
“Një 24-vjeçar nga Knaresborough (Angli) është arrestuar në lidhje me një incident, i cili përfshiu një djalë tjetër duke u sulmuar. Viktima 21-vjeçare pësoi dëmtime në fytyrë gjatë incidentit.
Gjithçka ndodhi pak para orës 8.30 pasdite të shtunën më 8 maj në High Street, Knaresborough. 24-vjeçari i arrestuar mbetet ende në paraburgim. Kushdo që ka qenë dëshmitar i incidentit kërkohet të kontaktojë policinë”, u shpreh zyrtari i policisë. /abcnews.al