VIDEO/ Gnabry i dhuron fitoren Bayernit, Flick rigjen mbrojtësin Sule

schedule22:39 - 31 Korrik, 2020

schedule 22:39 - 31 Korrik, 2020

Champions League po afron dhe Bayern Munchen zbriti në fushë ditën e sotme. Bavarezët zhvilluan një miqësore ndaj Marseille, sfidë që e fituan 1-0.

Në këtë ndeshje ra në sy rikthimi pas shumë kohësh i mbrojtësit Sule, i cili luajti 30 minutat e fundit.

Goli u shënua nga minutën e 19-të dhe mban firmën e Serge Gnabry. 25-vjeçari veproi bukur në zonën e ekipit francez dhe mposhti portierin kundërshtar falë një goditje të saktë.

Miqësore, Bayern Munchen-Marseille 1-0
(Gnabry 19′)

Bayerni fitoi titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë këtë sezon. Fokusi është përqendruar te ndeshja e kthimit e raundit të 1/8 në Champions League kundër Chelsea (8 gusht, 21:00).

Djemtë e Flick kanë fituar 0-3 sfidën e parë të luajtur në “Stamford Bridge” dhe nuk pritet të hasin probleme për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, aty ku i pret fituesi i çiftit Barcelona-Napoli. /abcnews.al