Kupa e Botës për Klube vazhdon të prodhojë lajme dhe këtë herë kemi të bëjmë me një përfaqësues të familjes mbretërore të Katarit. Bëhet fjalë për Sheikun Joaan bin Hamad Al Thani, i cili ka përfunduar në faqet e para të mediave angleze për shkak të veprimeve të tij.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pas finales mes Bayern Munchen e Tigres, Sheiku shikohet teksa nuk komunikon, madje as nuk ua hedh sytë gjyqtareve femra të takimit. Brazilianet Edina Alves Batista dhe Neuza Back pasi morën medaljet nga Gianni Infantino vazhduan të ecin drejt, pa patur asnjë kontakt me Joaan, duke zbatuar udhëzimet.
Qatari royal refuses to acknowledge female officials during FIFA Club World Cup awards ceremony https://t.co/zJ7jP06qMQ pic.twitter.com/azzVJoGlvc
— Siglov Freudivan (@DerangedRadio) February 12, 2021
Sheiku takon me grusht të gjithë gjyqtarët e tjerë, ndërsa me ato femra as nuk reagon fare. Në disa kultura muslimane besohet se Islami nuk e lejon kontaktin fizik me një person të seksit të kundërts, vetëm në rast se ai/ajo është pjesë e familjes së ngushtë. Kjo ka qenë arsyeja e veprimit të Al Thani, i cili ka kërkuar ta zbatojë me përpikmëri kulturën e tij. /abcnews.al