Interi po luan në fushën e Genoas në këto momente dhe ka kaluar në avantazh falë golit të Romelu Lukakut.
Sulmuesi belg zhbllokoi shifrat në minutën e 34-t, duke gjetur golin e 22-të në sezonin e parë në Serie A.
Romelu Lukaku’s header in the 34’ puts Inter Milan (-210) up 1-0 against Genoa
pic.twitter.com/3uE1b0RbSt— Bet The Footy (@betthefooty) July 25, 2020
Biraghi dhuroi një kros të bukur nga e majta dhe bomberi 27-vjeçari mposhti me kokë portierin Perin.
Zikaltrit po luftojnë me Lazion dhe Atalantën për vendin e dytë, ndërsa ekipi vendas ka nevojë për pikë për të siguruar qëndrimin në elitë. /abcnews.al