Gjilani po luan një ndeshje miqësore në Turqi, aty ku po zhvillon fazën përgatitore. Kundërshtar është ekipi i Yenisey, ku më parë është aktivizuar Enis Gavazaj. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë.
Klubi rus po e transmeton ndeshjen në kanalin zyrtar në “Youtube” dhe ajo çka bie në sy është titulli i vendosur te videoja,ku thuhet se Gjilani i përket Serbisë. Edhe në futboll rusët nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk është hera e parë që e shfaqin diçka të tillë.
Tifozët e Gjilanit nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë dhe e kanë shprehur në rrjetet sociale. Sigurisht në shenjë hakmarrje presin që skuadra e tyre të fitojë në këtë ndeshje, që vetëm miqësore nuk mund të konsiderohet me këtë sjellje të klubit rus. /abcnews.al