VIDEO | Gjetje fantastike e Strakoshës, video e portierit bëhet virale

schedule22:39 - 2 Prill, 2020

schedule 22:39 - 2 Prill, 2020

Askush nuk ka pësuar më pak gola se Thomas Strakosha këtë sezon në Serie A. Portieri i kombëtares shqiptare nuk ka humbur asnjë moment dhe i ka zhvilluar të plota të 26 ndeshjet e kampionatIT, gjatë të cilave ka nxjerrë 23 herë topin nga rrjeta.

25-vjeçarit të Lazios nuk i mungon humori dhe ka postuar një video në rrjetet sociale. Aty dallohet dëshpërimi i tij pas një goli të pësuar, teksa diçitura e videos është: “Kur sheh njerëz që vazhdojnë të dalin nga shtëpia”.

Izolimi brenda në shtëpi është një detyrë e gjithkujt në këtë betejë kundër koronavirusit, por karantina vazhdon të thyhet nga persona të ndryshëm. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

when you see people still going outside 😑

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on