Lojtari i Manchester United , Cristiano Ronaldo , i ka dhuruar La Palmës një fanellë të skuadrës së Portugalisë të firmosur me mesazh inkurajimi dhe fuqie , e cila do të dalë në ankand për të mirën e të prekurve nga shpërthimi vullkanik.
“As forca e një vullkani nuk do të mundet me La Palma. E gjithë mbështetja ime për ishullin e bukur” është dedikimi që ylli portugez ka shkruar në këmishën që i ka dhuruar firmës Recarquitectos.
Ankandi do të mbahet më 24 dhjetor dhe shuma e mbledhur do të transferohet në llogarinë e krijuar nga Cabildo de La Palma për të kanalizuar të gjitha donacionet. /abcnews.al
“Ni la fuerza de un volcán podrán con La Palma, todo mi apoyo para la isla bonita”, esta camiseta firmada por @Cristiano se subasta y sus beneficios irán directos a los damnificados del volcán ?#VolcanLaPalma #LaPalma #ErupciónLaPalma #VolcandeCumbreVieja pic.twitter.com/RbvYLRYVeq
— Javi Rodríguez (@javiro_ser) December 17, 2021