VIDEO/ Gjest që tërbon interistët dhe gol, Vidal “show” kundër Juves

schedule21:04 - 17 Janar, 2021

schedule 21:04 - 17 Janar, 2021

Arturo Vidal, afrimi i verës tek Interi, ka habitur me gjestin e tij të bërë para nisjes së ndeshjes kundër Juventusit. Gjithçka është kapur nga kamerat.

Mesfushori nga Kili takoi mbrojtësin Giorgio Chiellini dhe teksa përqafohej me të puthi stemën e Juventusit, klub me të cilin ka luajtur për herë të parë në Itali.

Sigurisht ky veprim nuk është pritur mirë nga tifozët zikaltër, pasi ndodh para nisjes së Derbit të Italisë. Gjithsesi ai i ka qetesuar ata me golin e shenuar në minutën e 13-të, me një goditje me kokë. /abcnews.al