Shumë reklama dhe apele bëhen për “fair-play” në futboll, teksa reklama më e bukur vjen nga Spanja. Një ndeshje futsalle po zhvillohej në futbollin iberik mes Manzanares dhe Santiago Futsal, duel për divizionin e dytë.
Në një moment, mbrojtësi Velasco rrëshqet dhe i krijon një mundësi të artë për të shënuar ekipit kundërshtar. Topin e merr Adrian Rodriguez, i cili kishte mundësi për të shënuar vetë ose për të nxjerrë një shok skuadre me portë bosh.
Asnjë nga këto nuk ndodh dhe sulmuesi i surprizon të gjithë. Rodriguez vendos të dërgojë topin jashtë loje, duke kryer në këtë mënyrë një gjest të mrekullueshëm. Duartrokitje të shumta për të, teksa edhe rivalët afrohen për t’i dhënë dorën në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për një veprim që shihet rrallë. /abcnews.al
? ???? ???? ?
?? @ManzanaresFS ? @Santiago_Futsal
✅ @pirataa10
? @11Alex_V
❌ ?? ???
? ????????????#LNFS #FutsalHeart? pic.twitter.com/BaKGZ0IonC— LNFS (@LNFS) February 2, 2020