Duncan Ferguson drejtoi për herë të fundit Evertonin. 47-vjeçari do i lërë postin Carlo Ancelottit, edhe pse ia doli të mos humbiste asnjë nga tre ndeshjet në kampionat.
Nën drejtimin e tij, ekipi nga Liverpuli mposhti Chelsea, barazoi kundër Manchester United në transfertë dhe arriti një tjetër barazim në ndeshjen e sotme kundër Everton.
Trajneri skocez u përshëndet me tifozët në fund të ndeshjes dhe bëri një gjest fantastik. Ferguson zgjodhi dy tifozë specialë për t’i takuar dhe njërit prej tyre i vendosi shiritin e kapitenit, duke i dhuruar një moment plot lumturi atij dhe gjithë të pranishmëve në “Goodison Park”. /abcnews.al
Pure class from Duncan Ferguson ?pic.twitter.com/GKCUvY5bGy
— talkSPORT (@talkSPORT) December 21, 2019