VIDEO | Gjest fantastik nga Spanja, sulmuesi nuk shënon me portën bosh

schedule09:42 - 20 Janar, 2020

schedule 09:42 - 20 Janar, 2020

Një gjest fantastik ka ndodhur në futbollin spanjoll. Më saktë në atë të sallave mes skuadrave me pesë lojtarë, njohur ndryshe si Liga Nacional de Fútbol Sala.

Futbol Emotion Zaragoza përballej me Jimbee Cartagena. Një kontakt mes mbrojtësit Javi Alonso dhe sulmuesit Solane sjell dëmtimin e të parit. Mbrojtësi qëndron i shtrirë, ndërsa arbitri vijon lojën. Solane ka mundësinë për të shënuar gol, por zgjedh të mos e bëjë.

Nuk mund të bëjë me kundërshtarin e dëmtuar na parket. Gjest fantastik “Fair-Play”, që merr edhe duartrokitjet e të pranishmëve. /abcnews.al