Kjo Gjermani është e pandalshme. “Panzerat”, me nisjen e pjesës së dytë kanë shënuar edhe golin e tretë ndaj Portugalisë. Ishte Kai Havertz, që shënoi golin e parë nga lojtarët gjermanë për sot, pasi dy të parët Portugalia i dërgoi vetë në rrjetë.
Anësori i Atalantës, Robin Gosens, një nga më të mirët në fushë sot, dha një pasim perfekt për talentin e Chelseas, që nuk e kishte aspak të vështirë të tundte rrjetën e kampionëve të Europës në fuqi.
https://streamable.com/jfut1e
Pak minuta më pas, në të 60-ën skuadra e Low shënoi edhe të katërtin dhe vulosi shpërfytyrimin e Portugalisë. Gosens shënoi pas krosit perfekt të Kimmich. Gjermania pësoi e para sot, por rikthimi në lojë ishte i jashtëzakonshëm dhe përmbysi me “dhunë”, portugezët, që pas golit nuk po dinë të shohin portën e Neuer. /abcnews.al
https://streamable.com/wvqknn