VIDEO/ Gjeorgjia fiton edhe pa Kvaratskhelia, dopetia e “veteranit” i afron me një “biletë” Evropiani

schedule20:16 - 21 Mars, 2024

schedule 20:16 - 21 Mars, 2024

Nuk mund të kishte nisje më të mirë, të kësaj faze “play-off”. Gjeorgjia arriti një fitore të madhe, pasditen e kësaj të enjteje, teksa mundin në “fortesën” e Tbilisit, “Boris Paichadze Dinamo Arena”, Luksemburgun, me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke siguruar kështu një vend në fazën finale të këtyre sfidave, me shpresën për të fituar një “biletë” Evropiani.

Për djemtë e teknikut, Willy Sagnol mendoi një nga “veteranët” e ekipit, me “bomberin” e gjermanëve të Karlsruher, Budu Zivizivazde, i cili realizoi një dopietë në minutat 40’ e 63’ të sfidës. Megjithatë pavarësisht humbjes, miqëtë luksemburgas u treguan dinjitozë, teksa arritën të gjenin edhe golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 53’-të të sfidës.

Megjithatë, pas një rishikimi me sistemin “VAR”, goli i “fantazistit”, Gedson Rodrigues rezultoi i pavlefshëm, duke anulluar festën e miqve. Këta të fundit u duk të ishin edhe të pafat, teksa në minutën e 58’-të, mbrojtësi Maxime Chanot u ndëshkua me kartonin e kuq, duke “lënë në baltë”, Kombëtaren e tij.

Falë kësaj fitoreje, Gjeorgjia, siç theksuam edhe më lart, arrin në fazën finale të kualifikueseve, të Kampionatit Evropian, teksa tashmë do t’i duhet të mundë, fituesin e sfidës, Greqi-Kazakistan, fitues, i cili do të mësohet mbrëmjen e sotme, pas mbarimit të 90’-të minutave, në “OPAP Arena”, të Athinës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i parë i Budu Zivzivazde

Goli i dytë i Budu Zivzivazde

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!