Viti i ri 2022 ka nisur nëmënyrën më të mirë të mundshme për lojtarin e kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula.
Në ndeshjen miqësore që Darmstad ka zhvilluar kundër Regensburg, mesfushori shqiptarë e ka nisur sfidën si titullarë, teksa ka arritur të shënojë edhe gol.
Gjasula shënoi golin e dytë për skuadrën e tij i cili u gjend i vetëm para portës kundërshtare dhe nuk e kishte aspak të vështirë të shtynte topin në rrjetë, teksa sfida është mbyllur me shifrat 3-1.