VIDEO/ Gjasula e nis me asist e të verdhë, Tushi e Demhasaj gola në Zvicër

schedule16:09 - 15 Gusht, 2021

schedule 16:09 - 15 Gusht, 2021

Klaus Gjasula, Shkëlqim Demhasaj dhe Tician Tushi kanë qenë protagonistë ditën e sotme. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka debutuar me Darmstadt në Bundesliga 2, në një ndeshje të fituar 6-1 kundër Ingolstadt.

Gjasula nuk mund të mos ndëshkohej me karton të verdhë, ndërkohë që në pjesën e dytë ai dha edhe një asist për Pfeiffer, i cili i çoi shifrat në 5-1 në atë moment.

https://streamable.com/zoq55x

Në Zvicër po luhen ndeshjet e kupës, raundi i 1/32-ve të finaleve. Shkëlqim Demhasaj ka shënuar golin e parë në fitoren e Grasshopper kundër Widndau me rezultatin 5-0. Për arsye dëmtimi munguan Lenjani dhe Abrashi.

Tician Tushi ishte në fushë me Basel, që u kualifikua me një triumf 7-0 ndaj Schonenëerd-Niedergosgen. Sulmuesi i ri shënoi golin e parë dhe të fundit të takimit, duke lënë gjurmë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!