Girona po vazhdon ecurinë “magjike” të këtij fillim sezoni, teksa në “Estadio de la Ceramica” mundi “nëndetëset e verdha” të Villarreal, me rezultatin minimal, 1 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Sipari i golave u çel nga vendasit e Villarreal, të cilët gjetën avantazhin, me anë të një penalltie të ekzekutuar mjeshtërisht nga “veterani” i mesfushës, Dani Parejo, në minutën e 49’ të sfidës, mirëpo kundërpërgjigja e Girona-s ishte e menjëhershme dhe në minutat 56’ e 61’ përmbysën gjithçka me golat e Dovbyk e Eric Garcia, për të siguruar fitoren e radhës në kampionat.
Në krahun tjetër, “baskët” e Athletic Bilbao, nuk shkuan më shumë se barazimi, 2 me 2, në “Estadio San Mames”, aty ku u përballen me skuadrën e Getafe. Për vendasit, golat erdhën nga Yuri Berchiche e Inaki Williams, në minutat 6’ e 62’ të sfidës, ndërsa për miqtë golat erdhën nga Alvarez e Latasa, në minutat 51’ e 83’, për të “vulosur” barazimin.
Falë këtyre rezultateve, Girona vazhdon të udhëheqë në vendin e parë të tabelës me 19 pikë, 1 më shumë “galaktikët” e Real Madrid, Bilbao qëndron në vendin e 4-t me 14 pikë, Getafe në vendin e 10 me 8 pikë, ndërsa “nëndetëset e verdha” të Villarreal mbeten në vendin e 14 me 7 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Villarreal 1 – 2 Girona
Athletic Bilbao 2 – 2 Getafe