VIDEO/ Gimenez rikthehet në Evropë me dopietë, Lazio shpërfytyrohet në “De Kuip” nga Feyenoord

schedule20:52 - 25 Tetor, 2023

schedule 20:52 - 25 Tetor, 2023

“Tulipanët” holandezë të Feyenoord kanë arritur një fitore tejet të rëndësishme, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në arenën “De Kuip” të Roterdamit kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, “shqiponjat” italian të Lazio, në përballjen e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Sipar i golave u çel që në pjesën e parë, me “bomberin” meksikan, Santiago Gimenez e “fantazistin” algjerian, Ramiz Zerrouki, që ndëshkuan portierin Provedel, në minutat 31’ e 45+2’ të sfidës, ndërsa në pjesën e dytë një tjetër gol i Gimenez, në minutën e 74’-t dhe një penallti e spanjollit, Pedro në të 83’-tën “vulosën” rezultatin, 3 me 1.

Falë këtij rezultati, Feyenoord renditet momentalisht në krye të grupit E, me 6 pikë nga 3 sfidat e para, ndjekur nga spanjollët e Atletico Madrid, të cilët në orën 21:00 do të përballen me kampionët skocezë të Celtic. Ndërkaq, Lazio mbetet në vendin e 3-të me 4 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Santiago Gimenez, 1-0:

Goli i Ramiz Zerrouki, 2-0:

Goli i Santiago Gimenez, 3-0:

Goli i Pedro, 3-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!