VIDEO | “Gëzuar ditëlindjen Rocky”, De Gea tallet me Juan Matan

schedule17:32 - 28 Prill, 2020

schedule 17:32 - 28 Prill, 2020

David De Gea, portieri i Manchester United, ka një raport shumë të mirë me bashkëkombësin e tij te “Djajtë”, Juan Mata. Dy futbollistët spanjollë luajnë prej disa vitesh së bashku dhe në këtë periudhë izolimi, kanë qëndruar me njëri-tjetrin.

Në oborrin e shtëpisë, Juan Mata është filmuar nga De Gea duke bërë si boksier. Sot, fantazisit feston ditëlindjen e tij dhe portieri nuk e humbi mundësinë të postonte një video në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen Rocky Balboa”, shkroi De Gea mbi videon ku shihet Mata me doreza boksi. Një postim shumë epik dhe ku duket se dyshja e “Djajve të Kuq”, janë me të vërtetë shumë miq./abcnews.al