VIDEO/ George Weah tregon se përse ka qenë fitues i Topit të Artë, 56-vjeçari driblon si në moshë të re

schedule11:47 - 27 Shkurt, 2023

schedule 11:47 - 27 Shkurt, 2023

Dikur ishte një nga sulmuesit më të mirë të kohës dhe u bë një ikonë e klubeve për të cilët luajti.

George Weah ka qenë një nga sulmuesit më pjellorë të kohës dhe sfitues i Topit të Artë në vitin 195. Ai ka luajtur me klube të mëdhenj si Manchester City, Milan, Chelsea, Marseille, Monaco dhe PSG. Për Cityn, Weah ka luajtur vetëm 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Për blutë e Londrës ai luajti 15 ndeshje dhe shënoi 5 gola, për Marseille 20 ndeshje dhe 5 gola, për PSG 138 ndeshje dhe 55 gola, për Milanin 147 ndeshje dhe 58 gola, ndërsa për Monacon 149 ndeshje dhe 66 gola.

Shifrat flasin vetë, ku me një total prej 477 ndeshjesh me klube, ai ka shënuar 191 gola dhe ka asistuar 64 herë. Në vitin 1995 ai fitoi edhe Topin e Artë duke u shpallur si lojtari më i mirë i vitit përkatës.

Sot, president i Liberisë, 56-vjeçari ka ende teknikën kur ka qenë i ri. Në një video të postuar nga “Gazzetta dello Sport”, Weah shihet në një seancë stërvitore duke dribluar lojtarët sa gjysma e moshës së tij. Klasi në këmbët e Weah nuk ka shteruar kurrë, ndaj sot ai përmendet si një legjendë e futbollit botëror./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!