VIDEO/ Gegë e Toskë bashkë, Ansambli Kombëtar “ndez” atmosferën në “folenë e shqiponjave”

schedule21:49 - 20 Nëntor, 2023

schedule 21:49 - 20 Nëntor, 2023

Ashtu siç ishte premtuar, nga Federata Shqiptare e Futbollit, me të mbaruar pjesa e parë, fushën e blertë të mitikut, “Air Albania” e kanë “pushtuar” ritmet e këngëve polifonike, me Ansamblin Kombëtar, i cili me ftesën e Federatës i është bashkuar mbrëmjen e kësaj të hëne, festës së të gjithë shqiptarëve.

Siç shihet edhe nga pamjet, fillimisht vallet kanë nisur me ritmet e polifonisë së jugut, për të vazhduar më pas me ritmet e curles e tupanit, duke bërë edhe njëherë bashkë në fushën e blertë, të “folesë së shqiponjave”, gjithë Shqipërinë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI PAMJET: