ABC News ka siguruar pamje nga ambientet që katër gazetarë të një portali, e përdorin zyrën e tyre në ish-Bllok për shpërndarjen e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi.
Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra janë të arrestuarit nga antidroga e Tiranës.
Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.
Çmimi i ekstazisë shitej rreth 10 mijë lekë me shumicë ndërsa 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë./abcnews.al