Zlatan Ibrahimovic, pasi shkëlqeu në Sanremo, është rikthyer të flasë dhe nuk lë pas të shkuarën. Sulmuesi i Milanit zbulon se djali i tij ka idhull Rinno Gattuson dhe për ditëlindje i ka kërkuar atij që ta urojë për ditëlindje.
Në emisionin “Che Tempo che Fa” në Rai, ai tregon: “Dje kam telefonuar Gattuson për t’i kërkuar një mesazh për djalin tim, pasi ishte ditëlindja e tij dhe Rino është i preferuari për të.
Djalit i pëlqen shumë për vendosmërinë dhe mentalitetin e tij në fushë. Unë i thashë që nëse nuk ma dërgon, do të shkoj në Napoli dhe të bëj drejtpërdrejt diçka të tillë”.
Zlatan nuk ndalet me kaq dhe tregon edhe çfarë i kishte bërë vite më parë trajnerit aktual të Napolit: “Një herë futa Rinon me kokë poshtë në një kosh plehrash. Ai është një tip i fortë, por është sikur të sfidohen Tyson, Mohamed Ali e Bruce Lee, e futa në kosh me kokë poshtë”. /abcnews.al
"Una volta ho messo Gattuso a testa giù in un bidone…"@Ibra_official a #CTCF da @fabfazio ? pic.twitter.com/KgHhbkF7ld
— Che Tempo Che Fa (@chetempochefa) March 7, 2021

