Edhe pse pati zëri se gjendja e legjendës Pele u përkeqësua pas operimit për heqjen e një mase tumorale në rrugët e poshtme të aparatit tretës, “O Rei” ka treguar me një video se nuk është e vërtetë.
Përkundrazi, ai shihet duke bërë fizioterapinë e tij normalisht, madje duke bërë edhe shaka me mjekët që i qëndrojnë pranë.
Ai në llogarinë e tij në “Instagram” ai shkruan: “Doja të ndaja me ju gëzimin tim nëpërmjet kësaj videoje të realizuar nga bashkëshortja ime. Jam thellësisht i prekur nga dashuria që keni treguar ndaj meje, që më bën të ndihem më mirë çdo ditë. Duke pedaluar në këtë mënyrë, shpresoj të kthehem sa më parë te Santosi apo jo.”/abcnews.al/