VIDEO/ Garë për dashurinë, atleti sllovak i propozon të dashurës për martesë nga vija e finishit

schedule12:53 - 24 Gusht, 2023

schedule 12:53 - 24 Gusht, 2023

Dashuria mbizotëroi në Kampionatin Botëror të Atletikës pasi dy atletët sllovakë kanë dhuruar një moment shumë të bukur.

Hana Burzalova ishte pranë vijës së finishit pas një gare prej 35 kilometrash në Budapest, kur pa të dashurin e saj Dominik Cerny në anën tjetër të finishit, i cili sapo kishte përfunduar garën në të njëjtën distancë në garën për meshkuj.

Atleti sllovak i doli përpara dhe u ulë në gjunjë dhe nxorri unazën për t’i propozuar për martesë. Sigurisht që përgjigja e saj nuk ishte ndryshe, por ajo tha “po”./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by World Athletics (@worldathletics)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!