VIDEO/ Gara për golin e raundit, në listën e UEFA edhe “predha” e Barella

schedule14:11 - 19 Qershor, 2024

schedule 14:11 - 19 Qershor, 2024

Me fitoren portugeze, ndaj Republikës Çeke është mbyllur edhe xhiro e parë, në fazën e gruepve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, fazë kjo që ka dhuruar plot spektakël, rekorde të reja, surpriza dhe emocione të forta, mirëpo ajo çka nuk mungoi ishin edhe golat spektakolar dhe këtë të mërkurë, UEFA ka hapur garën për realizimin më të bukur deri këtë moment.

Katër janë nominimet për këtë çmim, ku padyshim dominon Turqia, me dy gola, “predhën” e Mert Muldur, që i dha fillimisht avantazhin, në sfidën ndaj Gjeorgjisë, si edhe goli i Arda Guler, ku mund të konsiderohet fituesi i padiskutueshëm i këtij raundi, por deri më tani është edhe pretendenti kryesor, për golin e turneut.

Mirëpo, turqit nuk janë të vetmit në këtë listë, teksa pjesë e saj janë edhe kapiteni rumun, Nicolae Stanciu, me “perlën” e tij, ndaj Ukrainës, si edhe Nicolo Barella, me “fantazistin” italian, që u “asistua” nga Hysaj, duke shënuar golin e fitores, së “Të Kaltërve”, përballë “Legjionarëve”, tanë në sfidën e 15 qershorit, në “Signal Iduna Park”.

Postimi i plotë i UEFA-s