Sevilla ka fituar kundër Granada me rezultatin 2-1, por skenën e ka marrë një episod në fund dhe që për protagonist kishte arbitrin e ndeshjes.
I katërti kishte sinjalizuar se duhet të luheshin katër minuta shtesë, kurse kryesori e mbylli pas minutës së tretë shtesë. Lojtarët e Sevilla u relaksuan dhe nisën të festojnë.
https://streamable.com/x8pliw
Arbitri kryesor i ndeshjes u sinjalizua që duhet të luhej edhe një minutë, ndaj ai i kërkoi lojtarëve të riktheheshin edhe njëherë e të luanin edhe kohën e mbetur nga shtesa. /abcnews.al