VIDEO/ “Galaktikët” turpërohen në “Santiago Bernabeu”, Chukwueze “hero” i Villarreal

schedule23:15 - 8 Prill, 2023

schedule 23:15 - 8 Prill, 2023

“Nëndetset e verdha” kanë zhvilluar një ndeshje fantastike mbrëmjen e sotme, teksa në mitikun “Santiago Bernabeu” kanë mundur me rezultatin e ngushtë 2 me 3, “galaktikët” e Real Madrid, në një përballje që dhuroi gola e spektakël.

Pavarësisht avantazhit, golin e parë të sfidës e shënuan “galaktikët” ku pas një kalimi fantastik të Marceo Asensio në krahun e majtë të fushës, “fantazisti” spanjoll dërgon një top të fortë në zonë, i cili përplaset në këmbët e Pau Torres dhe më pas topi devijohet drejt rrjetës së Pepe Reina duke i dhuruar “madrilenëve” avantazhin, mirëpo pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 39’-të nigeriani Samuel Chukwueze gjen hapsirën në mbrojtjen “galaktike” dhe pasi driblon francezin Aurelien Tchouameni, me një goditje tokazi çon topin në rrjetën e Courtois, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës në barazimin 1 me 1.

Me nisjen e pjesës së dytë djemve të Ancelottit i mjaftuan vetëm 3 minuta për të rigjetur avantazhin ku këtë radhë protagonist ishte braziliani Vinicius Junior, i cili driblon i vetëm mbrojtjen e “nëndetsve të verdha” dhe çon topin në rrjetën e Villarreal, në minutën e 48’-të të sfidës. Mirëpo, ky avantazh i “galaktikëve” përmbyset totalisht dhe në minutat 70’ dhe 80’ fillimisht nga sulmuesi Jose Luis Morales dhe më pas një supergol i Samuel Chukwueze “hiptekojnë” fitoren e miqve në “Santiago Bernabeu”.

Me këtë fitore, Real Madrid i “shuan” thuajse plotësisht shpresa për fitimin e titullit kampion të La Liga, teksa pas javës së 28-të ka arritur të grumbullojë 59 pikë, 12 më pak se “katalanasit” e Barcelona, që gjenden në vendin e parë dhe kanë 1 ndeshje më pak se ta. Në krahun tjetër, “nëndetset e verdha” të Villarreal janë ngjitur në vendin e 5-të, teksa kanë grumbulluar 47 pikë dhe ndodhen vetëm 4 pikë larg zonës së kualifikimit për në UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Autogoli i Pau Torres, 1-0:

Goli i Samuel Chukwueze, 1-1:

Goli i Vinicius Junior, 2-1:

Goli i Jose Luis Morales, 2-2:

Goli i Samuel Chukwueze, 2-3: