VIDEO/ “Galaktikët” triumfojnë në “Bernabeu”, Vincius e Arda Guler mjaftojnë ndaj Celta Vigo

schedule22:36 - 10 Mars, 2024

schedule 22:36 - 10 Mars, 2024

Reali i Madridit fiton thellë ndaj skuadrës së Celta Vigo dhe i afrohet edhe më shumë titullit kampion në La Liga, me “Galaktikët” e Madridit, që triumfuan me rezultatin e thellë, 4 me 0 në “mitikun” e “Santiago Bernabeu” ndaj një kundërshtari ndjeshëm inferior, që s’mund të bënte asgjë për të ndalur vrullin e tyre.

Takimi i zhbllokua në minutën e 21′-të nga Vinicius Junior, me rezultatin që nuk ndryshoi më në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë, futbollistët miq u detyruar të shënonin dy autogola. Në të 79’-tën, Guaita në tentativë për ta larguar me këmbë topin e devijoi në portën e tij. Dy minutë para fundit të kohës së rregullt, goditja me kokë e Rudigerit, pasi goditi traversën, u përplas në tokë, pastaj në shpinën e portierit Dominguez, për të përfunduar përtej vijës fatale. Goli e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Arda Guler, i aktivizuar në fund të takimit, për të cilin ishte goli i parë me fanellën e Real Madrid.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart, “Galaktikët” e Real Madrid ngjiten në kuotën e 69 pikëve, duke mbajtur të pandryshuar diferencën prej 7 pikësh, me skuadrën e Girona të vendit të dytë, ndërsa skuadra e Celta Vigo mbetet në vendin e 17 të tabelës, me 24 pikë, vetëm dy pikë larg “zonës së ftohtë” të rënies nga kategoria. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!