Jo më kot janë “Galaktikët” e La Liga. Skuadra e Real Madrid ka arritur të sigurojë një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Santiago Bernabeu” kanë mundur me rezultatin e thellë, 4 me 1, “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal, në përballjen e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Golat e Jude Bellingham, Rodrygo, Brahim Diaz e Luka Modric, në minutat 25’, 37’, 64’ e 68’ nxorrën totalisht të pavlefshme golin e “veteranit” spanjoll, Jose Luis Morales, duke siguruar një tjetër 3 pikësh, goxha të vlefshme në garën e titullit kampion, për skuadrën e teknikut Carlo Ancelotti.
Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e Real Madrid ngjiten në kuotën e 42 pikëve, duke parakaluar “momentalisht” skuadrën e Girona, e cila do të luajë mbrëmjen e së hënës, ndaj Alaves, ndërsa “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal “zhyten” në vendin e 14-të të tabelës, me vetëm 16 pikë, pas 17 javëve të para të kampionatit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Jude Bellingham, 1-0:
Goli i Rodyrgo, 2-0:
Goli i Jose Luis Morales, 2-1:
Goli i Brahim Diaz, 3-1:
Goli i Luka Modric, 4-1: