“Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një fitore me shumë vlera mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në mitikun “Santiago Bernabeu” kanë mundur skuadrën e Las Palmas, me rezultatin e pastër, 2 me 0, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Për fitoren e djemve të teknikut, Carlo Ancelotti mjaftoi nga një gol, në secilën pjesë. Fillimisht ishte “fantazisti”, Brahim Diaz, i cili çon në rrjetë një pasim fantastik të Lucas Vazquez, në “frymën e fundit” të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë, “veterani” i sulmit, Joselu dërgon në rrjetë, një krosim të Rodrygo, për ta çuar rezultatin, në 2 me 0.
Falë kësaj fitoreje, “galaktikët” e Real Madrid ngjiten në vendin e 2-të të renditjes, me plot 18 pikë, 1 më shumë se Barcelona e vendit të 3-të dhe 1 më pak, se Girona e vendit të parë, ndërsa skuadra e Las Palmas mbetet në vendin e 17 të tabelës, me vetëm 5 pikë nga 7 javë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Brahim Diaz, 1-0:
Goli i Joselu, 2-0: