Nuk pretendohej rezultat tjetër përveç fitores, ku në lojë është kreu i kampionatit. “Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në stadiumin “Coliseum” kanë mundur skuadrën e Getafe, me rezultatin e pastër 0 me 2, në përballjen e prapambetur të javës së 20-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Nga një gol në secilën pjesë, nga këmbët e “bomberit” spanjoll, Joselu, në minutat 14’ e 56’ mjaftuan që djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti të siguronin një fitore tejet të rëndësishme ndaj një kundërshtari jo pak të lehtë, siç është edhe Getafe.
Falë këtij rezultati, “Los Blancos” kryeqytetas ngjiten në vendin e parë të tabelës, me plot 57 pikë, 2 më shumë se Girona e vendit të dytë dhe plot 10 pikë më shumë se Atletico Madrid e Barcelona, që ndodhen në vendet 3 e 4, ndërsa skuadra e Getafe mbetet në vendin e 10-të të tabelës, me 29 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: