“Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur një tjetër fitore të madhe, në kampionat, duke mos “lëshuar terren”, ndaj ndjekësve të Girona. Djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti dolën me 3 pikë nga “Estadio de Gran Canaria”, teksa mundën vendasit e Las Palmas, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, që sërish erdhi me përmbysje.
Golat erdhën të gjithë në pjesën e dytë, ku fillimisht kaluan në avantazh vendasit e Las Palmas, me anë të Javier Munoz, në minutën e 53’-të, mirëpo dy gola të “Galaktikëve”, në minutat 65’-të e 84’-t, nga “fantazisti” brazilian, Vincius Junior dhe “shkatërruesi” francez i mesfushës, Aurelien Tchouameni.
Falë këtij rezultati, djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti ngjiten në kutoën e 54 pikëve, duke krijuar një shkëputje prej 2 pikësh me Girona-n e vendit të dytë, me të dy ekipet që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se të tjerat. Në krahun tjetër, skuadra e Las Palmas mbetet në vendin e 8-t të tabelës, me 31 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: