Cody Gakpo ka luajtur vetëm disa ndeshje për klubin e tij të ri, kështu që ai mund të shpëtojë nga thyerja e një prej rregullave të arta të Jurgen Klopp përpara derbit me Everton.
Tifozët me sy të mprehtë vunë re se si mesfushori holandez, duke u larguar nga stadiumi, preku tabelën e famshme “This is Anfield” sipër portës.
Gakpo i sapoardhur nuk e ka fituar ende një privilegj të tillë, por ndoshta ky ritual e ndihmoi të shënonte golin e parë në atë ndeshje.
Klopp zbuloi se në fillimet e tij si trajner i Liverpool-it, ai vendosi këtë rregull:
“Pothuajse menjëherë u thashë lojtarëve të mi që të mos prekin shenjën This is Anfield derisa të fitojnë diçka. Është një shenjë respekti”. /G.D abcnews.al/