Real Madrid ka kaluar në avantazh pas 60 minutash lojë në takimin kundër Manchester Cityt, që po luhet në Bernabeu. Miqtë e dominuan takimin, me skemat e Pep Guardiolës që po funksiononin. Megjithatë, “Qytetarët” nuk arritën të shënojnë.
Dhe pikërisht në momentin e tyre më të mirë, ndëshkohen. Rodri, Otamendi dhe Walker e teprojnë me mbajtjen e topit në një zonë të rrezikshëm dhe Vinicius Junior përfiton, duke asistuar më pas në mënyrë të shkëlqyer për Iscon. Fantazisti spanjoll, nuk e ka të vështirë të shënojë përballë Ederson./abcnews.al
UEFA Champions League
Real Madrid – Man. City 1-0
Isco 60′