Hungaria dhe Islanda po përballen mes tyre në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit për një biletë në Euro 2021. Sfida është zhbllokuar në minutën e 11-të dhe miqtë kanë kaluar në avantazh.
Goditje dënimi për kombëtaren nordike dhe ekzekutimin e mori përsipër Gylfi Sigurdsson. Goditja e 31-vjeçarit të Everton përfundoi në rrjetë edhe falë gafës së portierit vendas.
Peter Gulacsi, “gardiani” i Leipzig, nuk ia doli të kontrollonte topin që u përplas në traversë. Avantazh i rëndësishëm për Islandën, që ka hedhur një hap drejt kualifikimit. /abcnews.al