Simon Murray, një emër që zor se do t’u kujtohet në të ardhmen. Sulmuesi nuk ka një raport të mirë me golin dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e Kupës kundër Dundonald Bluebell, ekip i ligës së gjashtë në Skoci.
Futbollisti i Queen’s Park, që fitoi pas shtesës 30-minutëshe me rezultatin 1-3 dhe u kualifikua për në raundin tjetër të Kupë së Skocisë, kishte një mundësi të qartë shënimi dhe bëri më të vështirën.
Murray shmangu portierin kundërshtar dhe iu afrua portës, por finalizimi ishte i dobët. Ai gjuajti fort dhe gjeti traversën, duke mos u besuar syve për atë që bëri. /abcnews.al